string(70) "per-tre-muaj-prokuroria-e-pejes-ngriti-580-aktakuza-ndaj-658-personave"

Për tre muaj, Prokuroria e Pejës ngriti 580 aktakuza ndaj 658 personave

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 8:45

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se për periudhën tre mujore janar, shkurt mars, ka ngritur gjithsej 580 aktakuza, kundër 658 personave për vepra të ndryshme penale.

Nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe për të mitur, prokuroret e shtetit, kanë ngritur 580 aktakuza, ndaj 658 personave për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi penal i Republikës së Kosovës.

Lexo Edhe:

Mesatarja për muaj e ngritjes se aktakuzave është 193, kurse e personave të akuzuar rreth 220 persona të akuzuar për një muaj pune.

“Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin  e dukurive negative dhe gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor Kodit penal i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.