Përballje interesante në javën e 13-të në Ligën Unike - Gazeta Express
string(53) "perballje-interesante-ne-javen-e-13-te-ne-ligen-unike"

Sport

Gazeta Express

15/03/2022 16:35

Përballje interesante në javën e 13-të në Ligën Unike

Sport

Gazeta Express

15/03/2022 16:35

Në mesjavë zhvillohet e 13-të në Ligën Unike, duke sjellë ndeshje interesante.

Takimi i parë është ndërmjet Kamza Basket dhe Rahovecit. Skuadra e Kamzës ka dy fitore e dhjetë humbje, ndërsa Vreshtarët kanë pesë fitore e shtatë humbje dhe janë në formë shumë të mirë, duke kërkuar të renditen sa më lartë për garat e rregullta.

Kampioni Golden Eagle Ylli do të ndeshet me Tirana Neptun. Ylli është në formë të jashtëzakonshme në Ligën Unike me 11 fitore dhe një humbje, ndërsa tiranasit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje.

Të enjten Peja do të ndeshet me Vllazninë. Pejanët kanë nëntë fitore e tri humbje, kurse shkodranët kanë dy fitore e dhjetë humbje.

Ndeshja e fundit dhe më e barabarta e kësaj xhiro në Ligën Unike zhvillohet ndërmjet Teutës dhe Prizrenit 16. Durrësakët kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit kanë shtatë fitore e pesë humbje, andaj shihet si një përballje rivalizuese ndërmjet skuadrave që synojnë të renditen sa më lartë për garat e rregullta, ndërsa zhvillohen 14 xhiro. /Gazeta Express/

May be an image of 1 person

Advertisement
Advertisement
Advertisement