Përballje interesante në Superligë - Gazeta Express
string(34) "perballje-interesante-ne-superlige"

Basketboll

Gazeta Express

03/11/2023 15:52

Përballje interesante në Superligë

Basketboll

Gazeta Express

03/11/2023 15:52

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e shtatë në Superligë, apo përfundimi i rrethit të parë prej shtatë xhirosh.

Vëllaznimi pas dy fitoreve radhazi do të përballet me Sigal Prishtinën, që numëron katër fitore e dy humbje. Kuqezinjtë synojnë fitoren e tretë radhazi, kurse prishtinasit të pestën këtë edicion.

Takim shumë i rëndësishëm shihet ai ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Istogut, ku të dy skuadrat kanë nga një fitore e pesë humbje, andaj është shumë i vlefshëm, si për prizrenasit, ashtu për istogasit.

Të dielën do të përballen Trepça dhe Golden Eagle Ylli. Mitrovicasit që po garojnë në FIBA Europe Cup kanë pesë fitore dhe vetëm një humbje nga Peja, ndërsa ish-kampionët e Kosovës kanë dy fitore e katër humbje.

Java e shtatë mbyllet me derbin mes Pejës dhe Bashkimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Verdhezinjtë që kanë shënuar edhe dy fitore në FIBA Europe Cup janë të motivuar për fitoren e radhës, ku në garat e elitës kanë gjashtë fitore e asnjë humbje, ndërsa prizrenasit kanë tri fitore e tri humbje.

Java 7-Superliga

E shtunë

17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

19:00 Proton Cable Prizreni – Istogu

E diel

17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19:00 Peja – Bashkimi

Advertisement
Advertisement
Advertisement