Përçarjet në Samitin e NATO’së - Trump e quan Trudeaun dyftyrësh para të gjithëve - Gazeta Express
string(78) "percarjet-ne-samitin-e-natose-trump-e-quan-trudeaun-dyftyresh-para-te-gjitheve"

Gazeta Express

04/12/2019 19:00

Përçarjet në Samitin e NATO’së – Trump e quan Trudeaun dyftyrësh para të gjithëve

Gazeta Express

04/12/2019 19:00

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtuar Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau “dyfytyrësh”.

Kjo ka rrjedhur pas një video të publikuar në të cilën Trudeau besohet se e ka thumbuar Trump-in në një takim të liderëve të NATO-s, shkruan BBC.

Pamjet shfaqin Trudeau, Boris Johnson të Britanisë dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron duke diskutuar për një konferencë të paplanifikuar nga presidenti amerikan.

Pastaj lidhur me këtë Trump është shprehur: “Ai është dyfytyrësh…duket djalë i mirë, por e vërteta është se unë e kam ftuar atë për faktin se nuk është duke paguar 2%  të GDP-së për mbrojtje dhe hamendësoj se ai nuk është i lumtur për këtë”.

Trump ka kërkuar që prej se ka ardhur në zyre të presidentit në SHBA që të gjithë vendet anëtare të NATO’së të paguajnë “hisen” e tyre që u takon. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement