Përfaqësuesi i BE-së në Beograd flet për normalizim marrëdhëniesh Kosovë- Serbi, jo njohje - Gazeta Express
string(87) "perfaqesuesi-i-bese-ne-beograd-flet-per-normalizim-marredheniesh-kosove-serbi-jo-njohje"

Gazeta Express

16/12/2019 15:46

Përfaqësuesi i BE-së në Beograd flet për normalizim marrëdhëniesh Kosovë- Serbi, jo njohje

Gazeta Express

16/12/2019 15:46

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Serbi, Sem Fabrizi, deklaroi sot se normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë – Beograd është një nga elementët kryesorë për rimëkëmbjen e rajonit dhe vazhdimin e rrugës së Serbisë drejt Bashkimit.

Duke promovuar Ditarin e 10-të të Studentëve Evropianë nga Delegacioni i BE-së, ai kujtoi se ishte arritur përparim i madh në negociatat gjatë dhjetë vjetëve të fundit, por që nuk kishte përparim në dialog në këtë kohë.

“Përfaqësuesit e BE-së do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim dhe shpresojmë që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë normalizimin e plotë të marrëdhënieve. BE do të vazhdojë ta mbështesë këtë”, tha Fabrizi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement