Kati i tretë i një banese në zonën e Shkozës në kryeqytet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Sipas asaj që bën të ditur policia, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punojnë për përcaktimin e shkakut të zjarrit.