string(135) "pergjigja-e-plote-e-abdixhikut-ne-viber-per-hotin-rreth-votave-me-poste-rastet-e-evidentuara-coni-ne-prokurori-e-polici-ruajeni-partine"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 17:30

Përgjigjja e plotë e Abdixhikut në Viber për Hotin rreth votave me postë: Rastet e evidentuara çoni në prokurori e polici, ruajeni partinë

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 17:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ishte shprehur pro adresimit të shqetësimeve të shprehura edhe nga zyrtarë të lartë të partisë lidhur me votat me postë.

Në grupin në Viber ku bënin pjesë anëtarët e kryesisë së LDK-së ai kishte thënë që me rastet e evidentuara të merren prokuroria e policia.

Lexo Edhe:

“Do t’i diskutojme te gjitha faktet e mundshme. Manipulimi i mundshem i procesit te brendshem – brenda kandidateve – eshte praktike e papranueshme dhe e shemtuar, dhe e denueshme per mua dhe per LDK-ne”, kishte shkruar ai.

Abdixhiku kërkonte mbledhjen e të gjitha fakteve, duke shtuar se ato do t’i adresonin së bashku, “pa perjashtuar dhe perfshirjen e institucioneve perkatese”.

“Deri atehere ju lus qe te permbaheni”, shkruante Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së thoshte se të gjitha shqetësimet do të diskutoheshin në mbledhjen e kryesisë që do të thirrej menjëherë pas përfundimit të numërimit të votave.

Ish-kryeministrit Avdullah Hoti, i cili i kishte denoncuar parregullsitë që tha se ishin evidentuar në votimin me postë, por edhe të tjerëve Lumir Abdixhiku i thoshte që disa çështje të trajtohen brenda, ndërsa parregullsitë të adresohen në organet kompetente.

Dy mesazhet e plota të Lumir Abdixhikut në grupit në Viber:

Pershendetje Avdullah,

Kryetari Abdixhiku eshte i brengosur vetem per votat e partise. Jam i interesuar qe LDK te fitoje mandatin e 21-te. Keto ceshtjet tjera jane luks momental te cilen edhe nuk habitem qe e keni.

Sikur te ishim te gjithe te brengosur per kete gje, i kishim pase punet shume me mire.

Ne fakt jam i brengosur me nenperformancen e degeve nga realizimi i votave te regjistruara ne vota aktuale per partine. I kemi pase te raportuara 40 mije regjistrime, e po na realizohen gjysma e tyre ne vota.

Per kete do te duhet te kishim brenge!

Ju lus qe te na kurseni nga ironite. Ju kam paralajmeruar me kohe dhe qarte se i presim 40 mije vota – sipas raportimit te degev dhe ekipit per mergate. Ju kam paralajmeruar me logjike; dhe sic ka ndodhe dhe ne zgjedhjet e kaluara, votat e mergates ndryshojne kandidatet; prandaj mos shpallni fitore pa u numeruar te gjitha.

Me aq sa mbaje mend, Ekrem Hyseni e Lirije Kajtazi heren e kaluar jane ndryshuar ne renditje pikerisht per shkak te votave te mergates dhe dy deputete jane futur ne vend te tyre.

Ju lus qe te presim e kujdesemi per votat e partise e te kujdesemi per voten masive mashtruese te partise ne pushtet. Jam falenderues per vezhguesit e Komisioneret tane qe po i evidentojne kete sistem te tyre.

Pas perfundimit te procesit cdo ceshtje e trajtojme ne parti. Sic edhe e trajtojme ceshtjen e 5-sheve brenda Kosoves qe me sistem kane marre vota jopropprcionale ne dege te caktuara. Ndoshta per keta ben te kene sistem. Por kjo ska rendesi. Me rendesi partia ka marre vota!

Dhe, sikurse ato dhe keto, i trajtojme ne shtepine tone.

Ceshtjet tjera te evidentuara, ju lus ti adresoni ne organet kompetente, nga Policia tek Prokuroria. Ruajeni partine aq sa mundeni. Per te tjerat mbrojeni veten.

Si Kryetar i LDK do te kudjesem qe vetme vota e partise te ruhet e te mos preket e as zvogelohet. Aty do ti perdori te gjitha kapacitetet! Per te tjerat, ju kam mjaft; sidomos per ironi e ankesa!

Ju ftoj ne mbledhjen e radhes sapo te perfundoje numerimi i votave. Aty kemi plot gjera te diskutojme!

Per anetaret e tjere qe kane interes partiak me te madh; ju njoftoj se nese i bejme 22 mije vota e marrim mandatin e 21-te; nese i bejme 28 mije vota na vie edhe mandsti i 22-te! Le te shpresojme se Prishtina, Suhareka e Podujeva prrformojne me mire se disa dege!

Te fala,
L.

Mesazhi pasues:

Te nderuar anetare te Kryesise,

Sic edhe u shpreha ne adresim e djeshem, te gjitha keto shqetesime do t’i diskutojme ne mbledhjen e Kryesise qe ftohet menjehere pas permbylljes de numerimit.

Do t’i diskutojme te gjitha faktet e mundshme. Manipulimi i mundshem i procesit te brendshem – brenda kandidateve – eshte praktike e papranueshme dhe e shemtuar, dhe e denueshme per mua dhe per LDK-ne.

Te gjitha shqetesimet dhe faktet, ju lus t’i mbledhni, e do t’i adresojme se bashku, pa perjashtuar dhe perfshirjen e institucioneve perkatese.

Deri atehere ju lus qe te permbaheni.