string(73) "permbyset-anija-me-emigrante-ne-brigjet-e-tunizise-humbin-jeten-8-persona"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 17:30

Përmbyset anija me emigrantë në brigjet e Tunizisë, humbin jetën 8 persona

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 17:30

Roja bregdetare e Tunizisë ka gjetur trupat e pajetë të tetë emigrantëve afrikanë.

Mësohet se trupat nuk kanë arritur të mbijetojnë pasi varka e tyre u mbyt në brigjet e vendit ndërsa po përpiqeshin të arrinin në Evropë.

Lexo Edhe:

Një zyrtar i sigurisë tha se 29 persona të tjerë ishin shpëtuar.

Anija u mbyt në qytetin Abouabed pranë Sfax, një pikë nisjeje e përdorur shpesh nga emigrantët afrikanë. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur personat e zhdukur.

Tunizia po përballet me një krizë të paprecedentë emigracioni pasi ka zëvendësuar Libinë si një pikë kryesore nisjeje për tunizianët dhe emigrantët e tjerë afrikanë që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë.