Përndreca i Bylisit e fiton çmimin “Talenti i Vitit” në Shqipëri - Gazeta Express
string(62) "perndreca-i-bylisit-e-fiton-cmimin-talenti-i-vitit-ne-shqiperi"

Futboll

Gazeta Express

15/12/2025 21:02

Përndreca i Bylisit e fiton çmimin “Talenti i Vitit” në Shqipëri

Futboll

Gazeta Express

15/12/2025 21:02

Fabjan Përndreca është shpallur fitues i çmimit “Talenti i Vitit” për djem në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025” në Shqipëri.

Mbrojtësi i Bylisit dhe i Kombëtares U21 të Shqipërisë u vlerësua për paraqitjet e tij dhe potencialin e shfaqur gjatë sezonit.

Në garë për këtë trofe ishin të nominuar edhe Arlind Kurti (Laçi), Ergis Arifi (Teuta) dhe Erald Maksuti (Flamurtari).

Çmimin Fabjan Përndrecës ia dorëzoi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

“Pas marrjes së çmimit, Fabjan Përndreca falënderoi të gjithë të pranishmit dhe shprehu mirënjohjen për këtë vlerësim të rëndësishëm”, shkruan Federata Shqiptare e Futbollit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement