Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka ndaluar edhe dje punimet në sheshin “Xhorxh Bush” të nisura nga Komuna e Prishtinës me arsyen se po bëhen në zonën e mbrojtur. Kjo çështje ka çuar në përplasje të ashpra tash e një kohë Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Prishtinës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një shkresë zyrtare nga Ministria e Kulturës në të cilën thuhet se punimet në këtë shesh nuk janë pjesë e zonës Mbrojtëse Historike të Prishtinës.
Por, Rama thotë se në anën tjetër pasdite ata kanë shkuar me polici për t’i ndalë këto punime.
“Paradite na dërgojnë shkresë zyrtare ku thuhet se NUK jemi duke punuar në zonën mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës! Pasdite vijnë me polici për të na ndërprerë punimet, me arsyetimin se JEMI duke punuar në zonën mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës! Ja sa seriozë, kompetentë dhe të pavarur janë!”, ka shkruar Rama në Facebook./Express/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...