Prindërit dhe mësuesit në lagjen Donaustadt të Vjenës kanë ngritur alarmin pas një tentative për rrëmbim të fëmijëve pranë shkollës fillore Oberdorfstraße.
ORF raportoi se një djalë tetë vjeçar iu afrua nga një burrë i cili dyshohet se e kapi krahun dhe i tha: “Ti po vjen me mua tani”. Fëmija ka arritur të ikë dhe tashmë policia po vazhdon hetimet, transmeton albinfo.at.
Incidenti vjen pas një rasti të ngjashëm pranë shkollës fillore Wulzendorfstraße dhe tre të tjerëve të raportuar në Neubau që nga shkurti. Shkollat paralajmërojnë prindërit dhe inkurajojnë fëmijët të udhëtojnë në grup. Policia rekomandon t’u mësojë fëmijëve se si të vendosin kufijtë dhe të kërkojnë ndihmë në situata të rrezikshme.