string(80) "perplasen-shtate-makina-ne-aksin-fier-vlore-tre-te-lenduar-perfundojne-ne-spital"

Shqiperi

Gazeta Express

31/03/2025 16:40

Përplasen shtatë makina në aksin Fier-Vlorë, tre të lënduar përfundojnë në spital

Shqiperi

Gazeta Express

31/03/2025 16:40

Reshjet e shiut ditën e sotme dhe pakujdesia e drejtuesve janë bërë shkak për aksident të shumëfishtë në autostradën Fier-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit.

Në aksidentin e rëndë janë përfshirë 7 makina që udhëtonin në drejtim të Vlorës. Si pasojë e përplasjes së automjeteve zinxhir janë plagosur tre persona. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.

Lexo Edhe:

Nuk dihet ende gjendja e të plagosurve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, në këtë aks është krijuar trafik, ndërsa policia rrugore po udhëzon drejtuesit e automjeteve për normalizimin.