string(139) "perplasja-e-ashper-xhenur-iseni-nis-ta-lavdoje-kurtin-azdren-shala-as-nuk-e-le-te-flase-keto-jane-shminka-ka-cel-qebaptore-kinse-sovranitet"

Përplasja e ashpër, Xhenur Iseni nis ta lavdojë Kurtin, Azdren Shala as nuk e lë të flasë: Këto janë shminka, ka çel qebaptore kinse sovranitet

Lajme

Gazeta Express

25/03/2025 21:12

Analistët Xhenur Iseni dhe Azdren Shala janë përplasur në “Pressing” të T7.

“Albini dhe Vjosa, çka bënë katër vjet”, është tema që po trajtohet sonte.

Lexo Edhe:

Teksa analisti Iseni nisi të fliste për sukseset  e Qeverisë në veri të Kosovës, atë e ndërprehu analisti Shala, duke e pyetur nëse e ka lexuar Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Pjesa nga kjo përplasje:

Iseni: Shko merr dinar serb nëse ke e apo mundesh me ble

Shala: Kjo përcaktohet me marrëveshje të Brukselit, a e ke lexu marrëveshjen

Iseni: Shko me dinar apo mundesh me ble, me dinar mundesh veç në Beograd të kalosh ndonjë vikend.

Shala: Këto janë përralla, për dinarin ka ra dakord edhe Albini edhe Vuçiqi në Bruksel.

Iseni: Dinarin nuk e ke, Postën nuk e ke, bandën kriminale jo, laboratorët e drogës jo

Shala: A e ke lexu marrëveshjen e Brukselit? Ato që po thu janë shminka.

Iseni: Marrëveshjen nuk e ka zbatu Vuçiqi,  po ju nuk e pranoni realitetin.

Emisionin “Pressing” mund ta ndiqni KËTU.