string(85) "perpos-ne-kosove-sheiket-arabe-do-te-investojne-ne-nje-klub-shqiptar-edhe-ne-maqedoni"

Përpos në Kosovë, sheikët arabë do të investojnë në një klub shqiptar edhe në Maqedoni?

Futboll

Gazeta Express

22/04/2025 23:19

Pas lajmit të publikuar në emisionin sportiv Favorit në T7 se disa sheikë arabë janë të interesuar që të investojnë në disa klube futbollistike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, portali Open-TV ka kontaktuar Remzi Ejupin, i cili ka lidhje të vjetra me sheikët arabë, derisa ishte president i FC Prishtina (tani është president nderi), për të mësuar më shumë detaje për interesimin e sheikëve arabë për të investuar në ndonjë klub shqiptar në Maqedoni.

Ai nuk e precizoi se për cilin klub në Maqedoni bëhët fjalë, por bëri me dije se sheikët arab janë të interesuar në klub që ka traditë, dhe që ka plane afatgjate.

Lexo Edhe:

“Po është e vërtetë se ka interesime për investime në klube të Kosovës, Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Unë kam lidhje të vjetra me ata sheikë dhe ata ishin këtu për të parë situatën në futbollin kosovar. Ata duan të dijnë planet e klubeve që i kanë për periudhën e ardhshme, pra më afatgjate 10 vjecare, të dinë harxhimet që kanë bërë klubet, e të tjerë. Edhe për në Maqedoni kanë shprehur interesim të investojnë në ndonjë klub shqiptarë. Thjeshtë duan të kenë një projekt. Ata dëshirojnë klub që ka traditë. Sheikët arab planifikojnë të vijnë edhe pas disa javësh dhe do të shohim se cka mund të bëjmë”, deklaroi për Open-TV, Remzi Ejupi, president nderi i FC Prishtina.

Sheikët arabë kanë investuar në disa klube europiane.

Tani mbetet të shihet nëse do të realizohet ky projekt.

Kujtojmë se tani për tani disa klube në ligën e parë të Maqedonisë janë në pronësi të pronarëve turq, si psh: Gostivari, Shkupi dhe Rabotniçki.