string(70) "perqafimi-rreqethes-mes-nenave-qe-humben-djemte-ne-aksidentin-ne-itali"

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2022 16:17

Përqafimi rrëqethës mes nënave që humbën djemtë në aksidentin në Itali

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2022 16:17

19-vjeçari shqiptar Xhuliano Këlliçi dhe 3 miqtë e tij të ngushtë, Daniele De Re 19 vjeç, Marco Da Re 18 vjeç dhe Daniele Ortolan 19 vjeç u përfshin në një aksident fatal të dielën e kaluar.

Të rinjtë të cilët humbën tragjikisht jetën janë përcjellë për në banesën e fundit, në të njëjtat varreza, pranë njëri-tjetrit. 

Lexo Edhe:

I riu shqiptar ishte me origjinë nga Kavaja, por prej shumë vitesh jetonte në Cordignano të Italisë bashkë me familjen e tij.

Në ceremoninë e varrimit të të riut Marco Da Re që u mbajt në Kishën e Cordignano, mediat italiane kanë shkëputur këtë foto.

Ku në fund të meshës, kur kortezhi me në krye familjarët e 18-vjeçarit që u varros pak hapa nga miku i tij Xhuliano, shihet ky përqafim tejet i dhimbshëm i dy nënave, të Xhuljanos dhe Marco-s, që humbën djemtë e tyre në moshë kaq të re./Gazeta Express