Brigitte Macron ka rrëfyer më parë se është një fanse e madhe e serialit.
Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, do të ketë një rol në serialin hit të Netflix “Emily In Paris”. Gruaja e presidentit francez Emmanuel Macron u pa në xhirime me aktoren Lily Collins gjatë xhirimeve të sezonit të katërt këtë javë.
Brigitte Macron ka rrëfyer më parë se është një fanse e madhe e serialit. Në një intervistë televizive në vitin 2022, Lily u pyet nëse e kishte takuar Presidentin e Francës dhe u përgjigj: Kam takuar gruan e tij të bukur. Në fakt, ajo është një fanse shumë e madhe e serialit.
Xhirimet për sezonin e katërt të serialit të njohur filluan në janar, një vit pasi finalja e sezonit të tretë përfundoi me një kthesë të madhe. Netflix ende nuk ka njoftuar se kur do të publikohet sezoni i katërt, por Lily Collins dha disa të dhëna se çfarë do të ndodhë në një trailer të publikuar në YouTube.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...