string(61) "perurohet-sot-mitropolia-e-pare-ortodokse-shqiptare-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2025 10:37

Përurohet sot Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

20/04/2025 10:37

Në Prishtinë përurohet sot Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare e Kosovës, në një ceremoni inaugurimi të drejtuar nga kryepeshkopi i parë i Kosovës, Nikollë Xhufka.

Xhufka i ka thënë Radio Kosovës se hapja e kjo shënon një kapitull i ri për vendin dhe Kishën autoqefale shqiptare të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Nga sot në këtë ditë të pashkësh fillon një kapitull i ri për besimtarët ortodoks shqiptarë në Kosovë. Po ashtu për vetë Republikën e Kosovës është me rëndësi që ta ketë Kishën e vetë Ortodokse Autoqefale Shqiptare”, ka thënë  Xhufka.

Xhufka ka thënë se hapja e Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare e Kosovës është si rezultat i vetëdijesimit të komunitetit në Kosovë.

“Shqiptarët e Kosovës kanë pasur nevojë  për këtë ngjarje që po ndodhë në një ditë si kjo Pashkësh. Por është me rëndësi për besimtarët që të kenë para së gjithash atdheun e tyre”, ka shtuar Xhufka.

Kisha do të jetë e vendosur në lagjen Ulpiana një Prishtinë dhe peshkopi Xhufka ka  thënë se do të kërkojë që komuniteti shqiptar ortodoks të përfshihen në legjislacionin që rregullon pozitën juridike të bashkësive fetare.