string(75) "pese-gola-me-pak-se-ronaldo-benzemas-sia-ndien-me-shume-cojne-peshe-trofete"

Pesë gola më pak se Ronaldo, Benzemas s’ia ndien: Më shumë çojnë peshë trofetë

Futboll

Gazeta Express

24/04/2025 8:18

Pas fitores së Al Ittihad ndaj Al-Ettifaq me rezultat 3:2, renditja e sheh ekipin e Karim Benzemas të parin në renditje me 6 pikë më shumë se Al Hilal dhe 8 më shumë se Al Nassr.

Pas suksesit të mbrëmshëm, mediat saudite e kanë pyetur sulmuesin francez nëse synon ta fitojë titullin e golashënuesit më të mirë të Pro Saudi League, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Aktualisht, ish-futbollisti i Olympique Lyonit dhe Real Madridit i ka 18 gola në ligë, pesë më pak se ish-shoku i tij i skuadrës në Madrid, Cristiano Ronaldo, i cili është i pari me 23 sosh.

“As nuk dua t’ia di. Ajo që çon peshë janë trofetë”, deklaroi fituesi i Topit të Artë. /Gazeta Express