string(54) "pese-persona-marrin-peng-dhe-kercenojne-nje-te-moshuar"

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 13:28

Pesë persona marrin peng dhe kërcënojnë një të moshuar

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 13:28

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë pasi kanë marrë peng një 68-vjeçar në një zonë periferike të kryeqytetit dhe kanë kërcënuar bashkëshorten e tij për t’i marrë 2 milionë lekë të reja.

Policia ka sqaruar se këta persona duke përdorur forcën e kanë mbajtur peng personin me iniciale E. A. dhe më pas e kanë shantazhuar bashkëshorten e tij, duke kërkuar shumën prej 2 milionë lekësh. Pas disa orësh hetimesh janë identifikuar dhe arrestuar autorët. Ata janë S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur më datë 29 prill 2025, kur personat S. S., K. S. dhe I. M., kanë marrë me forcë 68 vjeçarin, duke e futur në një automjet dhe më pas e kanë mbajtur peng në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë të Tiranës. Pas kësaj ata kanë kontaktuar bashkëshorten e tij duke e kërcënuar për jetën e tij dhe kërkuar shumën e madhe të parave. Shuma prej 2 milionë lekësh është dorëzuar nga bashkëshortja e 68-vjeçarit tek B. I., në zonën e Saukut.

Në vijim të hetimeve, janë kryer kontrolle në banesat dhe automjetet e të dyshuarve, ku janë sekuestruar 1 746 000 lekë një pjesë e shumës që u mor me kërcënim nga bashkëshortja.