string(121) "petkoviq-propagandon-kurti-po-perpiqet-brutalisht-te-pengoje-serbet-nga-kosova-te-vijne-ne-tubimin-pro-vuciqit-ne-beograd"

Petkoviq propagandon: Kurti po përpiqet brutalisht të pengojë serbët nga Kosova të vijnë në tubimin pro Vuçiqit në Beograd

Lajme

Gazeta Express

12/04/2025 15:18

Drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka pretenduar se kryeministri Albin Kurti “po përpiqet” që të pengojë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në tubimin e sotëm pro presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë janë parë disa autobusë dhe vetura që raportohet se janë nisur nga Kosova drejt Beogradit për këtë tubim.

Lexo Edhe:

Petkoviq propagandon se në pikat kufitare “po ndalohen autobusët” që nga mëngjesi.

“Rikthehet në veprim një aksion i ri i sinkronizuar i Kurtit dhe bllokadës! Kurti që nga mëngjesi i sotëm është duke u përpjekur brutalisht të pengojë serbët nga Kosova të shkojnë në Kuvendin Popullor në Beograd! Probleme të mëdha në 5 vendkalimet dhe autobusë të shumtë të ndalur”, ka shkruar ai në X, duke pretenduar më pas se “do të sigurohet” që ata që janë nisur nga Kosova të mbërrijnë në Beograd.

“Askush nuk do të mund ta ndalë forcën e popullit në mbrojtjen e Serbisë. Nuk ka dorëzim”, shkroi ai.

Si kundërpërgjigje për protestat masive të studentëve në Serbi, më 8 prill, Vuçiq ftoi qytetarët të marrin pjesë në një tubimin treditor.

Në të njëjtën linjë me propagandën e Petkoviqit ka raportuar edhe mediumi në gjuhën serbe “Kosova Online”, i cili raportoi se “një numër i madh i serbëve sot janë nisur drejt Beogradit në një tubim të thirrur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, por disa prej tyre janë kthyer nga Policia e Kosovës nga disa vendkalime. Disa automjete janë kthyer nga vendkalimi në Konçul, ndërsa në vendkalime të tjera policia ka kërkuar dokumentacion të posaçëm, ndërsa kontrollet e pasagjerëve kanë zgjatur më shumë se zakonisht”.

Por, në një përditësim të fundit të Ministrisë së Brendshme të Kosovës për gjendjen në pikat kufitare shihet se nuk ka as kolona dhe as pritje në asnjërën prej pikëkalimeve./Express/