string(85) "pianisti-italian-debohet-nga-serbia-vec-pse-luajti-me-piano-ne-protesten-e-studenteve"

Pianisti italian dëbohet nga Serbia veç pse luajti me piano në protestën e studentëve

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 8:26

Pianisti italian David Martello, i cili luajti dje në urat e Nishit gjatë bllokadës 5 orëshe të studentëve, është dëbuar nga Serbia.

Siç mëson N1, policia i ka dhënë Martelit afat tre ditë që të largohet nga territori i Serbisë, më së voni deri të mërkurën, më 9 prill.

Lexo Edhe:

Në vendimin për anulimin e qëndrimit afatshkurtër të pianistit italian në Serbi, policia deklaroi se ai ka hyrë atje më 4 prill si turist, por pretendojnë se ekziston dyshimi i bazuar se qëndrimi nuk do ta shfrytëzojë për qëllimet e deklaruara.

Kujtojmë se dje Martelo ka luajtur në urat e Nishit, gjatë bllokadës së organizuar nga studentët në qytetin më të madh në jug të Serbisë. Martelo njoftoi në rrjetet e tij sociale për vizitën në Serbi.