Tonino Picula, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë, ka kritikuar ashpër gjendjen demokratike atje, duke vënë theks të veçantë te manipulimet në zgjedhjet lokale, përfshirë atë që ai i quajti “lista fantome”, të cilat sipas tij lidhen me ndikime të jashtme, përfshirë edhe ato ruse.
Duke paraqitur raportin e tij në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Picula deklaroi se reformat në Serbi janë ngadalësuar ndjeshëm dhe në disa fusha madje kanë shënuar regres. Ai theksoi se situata është përkeqësuar që nga raporti i vitit të kaluar.
“Politika e mbylljes së syve dhe e shtyrjes së stabilitetit si alibi, nuk ka sjellë rezultate në transformimin e vendit, por vetëm sa e ka larguar atë nga anëtarësimi”, tha Picula në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian.
Picula kritikoi veçanërisht procesin zgjedhor, duke theksuar se zgjedhjet lokale në disa komuna kanë zbuluar mangësi serioze demokratike. Sipas tij, shfaqja e “listave fantome” dhe përdorimi i emrit të presidentit në fushata lokale përbëjnë deformim të rëndë të garës zgjedhore dhe cenojnë besimin në proces.
Ai paralajmëroi se pa reforma të thella dhe zbatim të rekomandimeve ndërkombëtare, zgjedhjet e ardhshme nuk mund të konsiderohen të lira dhe të ndershme.
Në raport, Picula ngriti shqetësime edhe për presionet ndaj gjyqësorit dhe komunitetit akademik, përdorimin e tepruar të forcës ndaj protestuesve përkeqësimin e lirisë së mediave të cilën e cilësoi si alarmante.
Sipas tij, mediat pranë pushtetit promovojnë një kult personaliteti, ndërsa gazetarët dhe mediat e pavarura përballen me presione dhe sulme të vazhdueshme.
Ai gjithashtu theksoi se Serbia duhet të tregojë qartë përkushtimin e saj ndaj integrimit evropian dhe të përparojë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...