Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë tuaja me një super panel.
Të ftuar në studio janë Ismet Munishi dhe Granit Begollit, analist të përhershëm të emisionit “Favorit”, të cilëve u bashkohen edhe Lavdim Pireva, Driton Latifi dhe Drin Ejupi.
Gazetari sportiv, Lavdim Pireva komentoi Europianin në përgjithësi.
“Lojtarët me cilësi individuale kanë vendosur lojë të dobëta gjatë kampionatit. Turqia ka dhënë më së shumti emocione deri më tani. Ka qenë një kampionat i rekordeve, por me ndeshje të dobëta në përgjithësi”, tha ai.
Tutje, ai foli edhe për gjysmëfinalet, duke dhënë edhe një parashim për ndeshjen Spanjë -Francë.
“Katër kombëtaret janë me meritë në gjysmëfinale. Franca do të fitojë ndaj Spanjës me shifrat 1 ose 2 me 0, madje Mbappe shënon gol”, përfundoi ai.