Në një atmosferë të zjarrtë të “Play Off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll, Trepça ka hyrë fuqishëm në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 41-36.
Pas një çereku të parë tejet dominues nga skuadra mitrovicase që shënoi 23 pikë kundrejt 13 të vendasve, Prishtina arriti të reagojë në periudhën e dytë me 23 pikë të realizuara, por kjo nuk mjaftoi për ta përmbysur disavantazhin.
Kujtojmë se Trepça e fitoi gjysmëfinalen e parë në Mitrovicë.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...