string(86) "pjese-e-tba-se-burgosja-rrjetet-sociale-e-rrahja-me-noizyn-kush-eshte-cllevio-serbiano"

Pjesë e TBA-së, burgosja, rrjetet sociale e rrahja me Noizyn – kush është Cllevio Serbiano?

Rozë

Gazeta Express

08/06/2022 13:51

Gjatë ditëve të fundit, nëpër media rozë dhe rrjete sociale është bërë virale video e rrahjes së reperit, Kleviol Ahmeti i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano” me reperin, Rigels Rajku apo siç njihet ndryshe me emrin artistik “Noizy”.

Fillimisht u publikua një sekuencë e shkurtër në rrjetin social “TikTok”, por që më pas kjo video u fshij, aty shihej reperi Noizy duke e grushtuar Cllevion. Më vonë filluan të publikoheshin edhe video nga këndë të ndryshme, e deri tek ajo që u sigurua nga kamerat e sigurisë, ku shihej e gjithë rrahja, shkruan Express.

Lexo Edhe:

Por, si erdhi deri te rrahja?

Kjo ngjarje erdhi si pasojë e ofendimeve të bëra vazhdimisht nga Cllevio nëpër rrjete sociale. Ai kishte filluar pothuajse para dy vitesh të bëhej viral nëpër rrjete sociale, ku thyente rekorde të shikueshmërisë. Gjatë kësaj kohe, ai ofendonte rëndë Rigelsin dhe anëtarët e grupit “OTR”, madje kishte publikuar edhe një video duke e ndjekur me veturë babanë e reperit, këto provokime përfunduan pasi Cllevio u arrestua në muajin mars të vitit 2021 në Shqipëri.

Gjatë 13 muajve që Cllevio ishte në burg, në “botën” e shoëbizit shqiptar ndodhi pajtimi i dy rivaleve Noizy dhe Arkimed Lushaj apo siç njihet ndryshe Stresi, të cilët i harruan ofendimet, “diss-at”, përleshjet dhe ia zgjaten dorën e pajtimit njëri-tjetrit. Por, në momentin që Klevioli u lirua nga burgu, Arkimedi dhe shoqëria e tij i kërkuan që të mos vazhdonte më me ofendime ndaj grupit “OTR” dhe veçanërisht ndaj reperit “Noizy”, shkruan Express. Ai kishte premtuar se nuk do të ofendonte por se këtë premtim nuk e mbajti edhe aq gjatë, jo vetëm që filloi të ofendonte sërish të njëjtit persona, por tashmë i kishte prishur edhe raportet me mikun e tij më të ngushtë, Stresin.

Para pak ditësh, Cllevio publikoi një bisedë që e kishte bërë me Noizy’n në rrjetin social “WhatsAPP”.

Biseda e publikuar nga Cllevio

Të hënën me datën 6 qershor, ai kishte paralajmëruar përmes videove në rrjetin social “Instagram” se ka vendosur të shkonte tek restoranti i Noizyt, i cili gjendet në rrugën Currila në Durrës. Në videot që ai publikonte shihej që ishte së bashku me disa miq dhe ishin me më shumë se tri vetura, që sipas Cllevios ishin duke bërë xhirimet për videoklipin e këngës së tij të re dhe kishte vendosur t’i kërkonte falje Noizy’t.

Por, që situata u tensionua menjëherë si doli Rigelsi nga lokali i tij u vërsul në drejtim të Klevios për ta goditur atë, por ky i fundit arriti t’i shpëtonte goditjes së parë duke tentuar të iktë ai u zu nga Noizy dhe dy anëtarë tjerë të grupit “OTR”.

Kush është “Cllevio Serbiano”?

Reperi, Kleviol Ahmeti ka lindur në vitin 1986 dhe është me prejardhje nga qyteti i Lushnjës, ai kishte jetuar 11 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte pjesë e grupit “The Bloody Alboz”, teksa mbante nofkën “Hudra AKA Problemi”, pasi u kthye në Shqipëri ndryshoi nofkën në “Cllevio Serbiano” e që në vitet e fundit u bë i njohur përmes rrjeteve sociale.

Fotografi nga koha kur Klevio ishte pjesë e TBA-së dhe jetonte në New York, në foto shihet “Hudra aka Problemi”, Jetoni, UnikKatil dhe Presioni

Në vitin 2014, Cllevio u arrestua për “Trafikim Droge”, pasi rrezoi një avion të llojit “Piper” që ishte nisur nga Italia me destinacion Divjakën, raporton Express.

Një shef policie, i përfshirë në bartjen e drogës me avion në Divjak -  Lajme shqip - Mobile - KosovaPress
Fotografi e avionit të rrëzuar në Divjak

Dënimin e përfundoi pas 6 vitesh, kur doli edhe nga burgu pra në 2020-tën dhe vazhdoi të publikonte projekte muzikore, e që më pas filloi të hynte në “Live” në rrjetin social “Instagram” së bashku me personat e njohur nga ky rrjet social si “Kozak”-un. Ndërsa, publikonte fotografi me artistët si “Stresi”, “Fero” e Morena Taraku.

Arkimed Lushaj (Stresi), Kleviol Ahmeti (Cllevio), Feronit Shabani (Fero)
Fotografi gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës së Fero’s me Stresi’n
Cllevio Serbiano - Prezenca Atentati (Official Video 4K) - YouTube
Morena Taraku dhe Cllevio
Fotografi gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës së Morenës me Stresin

Gjatë ditës së djeshme, 36-vjeçari u arrestua nga Policia e Shtetit të Shqipërisë në qytetin e Lushnjës përshkak se i njëjti ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kishte njoftuar Policia e Shqipërisë.

Pamje nga momenti i arrestimit të Cllevios.

/Gazeta Express