Plagoset 30-vjeçari në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës, për ҫfarë dyshohet - Gazeta Express
string(95) "plagoset-30-vjecari-ne-lezhe-dergohet-me-urgjence-ne-spitalin-e-traumes-per-%d2%abfare-dyshohet"

Plagoset 30-vjeçari në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës, për ҫfarë dyshohet

Shqiperi

Gazeta Express

02/07/2024 9:17

Një i ri nga Shkodra, rreth 30-vjeç, është gjetur i dhunuar pranë rreth rrotullimit të Shëngjinit në Lezhë.

Burime bëjnë me dije se ai ka patur fraktura në kokë, teksa është marrë nga autoambulanca, e cila e ka çuar drejt spitalit të Lezhës.

Lexo Edhe:

Mësohet se pasi ka marrë ndihmën e parë në këtë spital, i riu është dërguar më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, teksa ende nuk dihen se si kanë ndodhur rrethanat e këtij rasti. Dyshimet janë se i riu nga Shkodra mund të jetë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas është lënë pa ndjenja në rrugë.