Plagoset aksidentalisht me armë 15-vjeçari në Lezhë - Gazeta Express
string(51) "plagoset-aksidentalisht-me-arme-15-vjecari-ne-lezhe"

Plagoset aksidentalisht me armë 15-vjeçari në Lezhë

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2024 21:55

Një 15-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri.

Sipas policisë 15-vjeçari B.H kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastuar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo Edhe:

Njoftimi:

Më datë 28.06.2024, në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njesia Administrative Milot, dyshohet  se aksidentalisht është  vetëplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur B.H 15 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15 vjeçari kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastuar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po  kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të  rastit.

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.