string(76) "plagosja-ne-kamez-per-nje-vend-parkimi-25-vjecari-ne-spital-autori-ne-arrati"

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2025 19:43

Plagosja në Kamëz për një vend parkimi, 25-vjeçari në spital, autori në arrati

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2025 19:43

Bjë konflikt për një vend parkimi ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri mesditën e sotme në Kamëz.

Sipas burimeve policore, rreth orës 13:55, 25-vjeçari Mikel Xhetani është plagosur në këmbë pas një sherri të çastit. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Lexo Edhe:

Autori i ngjarjes është larguar nga vendi i krimit dhe aktualisht është në kërkim nga policia. Forcat blu dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e tij, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim për të sjellë autorin para drejtësisë.