string(23) "plagosje-ne-prishtine-5"

Plagosje në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 22:40

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Gazetën Express plagosjen e ndodhur sonte në kryeqytet.

Ai tha se “reth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë”.

Lexo Edhe:

Borovci konfirmoi se “nga informacionet  e para bëhet e ditur për një person të plagosur, jashtë rrezikut për jetë, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë, përderisa po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, shtoi ai.