Një shtetas kosovar është proceduar penalisht pasi u kap me 26,000 euro të padeklaruara në pikën kufitare të Morinës.
Shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan automjetin që po tentonte të hynte në Shqipëri dhe gjatë kontrollit gjetën shumën e parave. Policia ka sekuestruar paratë si provë materiale, ndërsa shtetasi A. S., 35 vjeç, banues në Kosovë, është proceduar për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë.”
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme ligjore.