string(107) "po-i-shitni-lire-lojtaret-nga-kosova-shitet-rrahmani-600-mije-euro-prej-ketu-e-klubi-rumun-e-shet-5-milione"

“Po i shitni lirë lojtarët nga Kosova. Shitet Rrahmani 600 mijë euro prej këtu e klubi rumun e shet 5 milionë”

Futboll

Gazeta Express

20/08/2024 14:09

Në emisionin Favorit në T7 u diskutua për shumë tema, prej tyre edhe për shitjen e futbollistëve kosovarë në Evropë.

Gazetari dhe komentatori sportiv, Arbër Avdyli i kritikoi klubet kosovare për shumën që po ua vendosin lojtarëve që po i shesin, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Avdyli, i ftuar në emision, tha se klubet kosovare po i shesin lirë lojtarët, duke iu drejtuar drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberi, po ashtu i ftuar në Favorit.

“Po i shitni lirë lojtarët nga Kosova. Shitet Rrahmani 600 mijë euro prej këtu e klubi rumun e shet 5 milionë”, u shpreh Avdyli duke menduar për Albion Rrahmanin, dikur futbollist i Ballkanit.

Për ta parë të plotë emisionin Favorit në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/