Po inspektonin lidhjet ilegale, sulmohet me armë ekipi i KRU Mitrovica, deklarohet prokuroria - Gazeta Express
string(91) "po-inspektonin-lidhjet-ilegale-sulmohet-me-arme-ekipi-i-kru-mitrovica-deklarohet-prokuroria"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 17:39

Po inspektonin lidhjet ilegale, sulmohet me armë ekipi i KRU Mitrovica, deklarohet prokuroria

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 17:39

Një person ka sulmuar me armë, ekipin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” përderisa këta të fundit kanë qenë duke i inspektuar lidhjet ilegale.

Këtë, për Gazetën Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Valon Preteni, i cili ka bërë me dije se, i dyshuari është në arrati.

“Personi në fjalë dyshohet për disa vepra “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Mbajtje e paautorizuar e armës dhe përdorim i armës”, deklaroi Preteni.

Po ashtu, njoftohet se rasti ka ndodhur në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement