“Po kalojë çaste të pakëndshme” – Nadal infektohet me Covid-19 - Gazeta Express
string(58) "po-kaloje-caste-te-pakendshme-nadal-infektohet-me-covid-19"

Sporte tjera

Gazeta Express

20/12/2021 12:58

“Po kalojë çaste të pakëndshme” – Nadal infektohet me Covid-19

Sporte tjera

Gazeta Express

20/12/2021 12:58

Rafael Nadal ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19, menjëherë pas rikthimit në Spanjë nga Abu Dhabi, ku mori pjesë në një turne miqësor javën e kaluar.

Tenisti spanjoll, 20 herë fitues i titujve grand slam, njoftoi të hënën në një shkrim në rrjetet sociale se nuk po kalon çaste të mirë pas infektimit me virus, raporton Gazeta Express.

“Po kaloj disa çaste të pakëndshme, por shpresoj se do të përmirësohemi pak nga pak. Tani jam në atdhe dhe i kam njoftuar për rezultatin e testit personat që ishin në kontakt me mua së fundmi”, njoftoi Nadal.

Nadal kishte thënë pas turneut në Abu Dhabi se nuk ishte i sigurt nëse do të merrte pjesë në grand slamin Australian Open muajin e ardhshëm.

Rikthimi i tij nga lëndimi në këtë turne, i cili ishte i pari për të që prej gushtit, përfundoi me dy humbje ndaj Andy Murray dhe Denis Shapovalov./Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement