Pochettino: Shpresoj që bashkë me Messin do të kthehemi një ditë në Newell’s Old Boys - Gazeta Express
string(83) "pochettino-shpresoj-qe-bashke-me-messin-do-te-kthehemi-nje-dite-ne-newells-old-boys"

Gazeta Express

19/03/2020 15:55

Pochettino: Shpresoj që bashkë me Messin do të kthehemi një ditë në Newell’s Old Boys

Gazeta Express

19/03/2020 15:55

Mauricio Pochettino ka thënë se ëndërron që një ditë të kthehet në klubin Newell’s Old Boys, bashkë me Lionel Messin e Barcelonës.

Ish-trajneri i Tottenhamit, i cili është i papunë momentalisht, e nisi karrierën e futbollistit në Newell’s në atdheun e vet, Argjentinë, transmeton Gazeta Express.

“Shpresoj se do të kthehem në klub një ditë. Mund ende të pres, preferoj që të kthehem pas 10 vjetëve. Bashkë me Messin”, tha Pochettino.

MESSI POSA CON EL TROFEO DE MEJOR JUGADOR SUDAMERICANO – 20080222

Newell’s është klubi i fëmijërisë së Messit, i cili po ashtu ëndërron të rikthehet atje para se t’i varë këpucët në gozhdë.

Pochettino po ashtu beson se Messi do të luajë në Kupën e Botës 2022 në Katar dhe se Argjentina do të ketë një mundësi të mirë ta fitojë trofeun me të në skuadër.

“Kupa e ardhshme e Botës është synim shumë i madh i Messit dhe ekipit kombëtar. Shpresoj  që Messi të shkojë në turne duke u ndier mirë.”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement