string(58) "poezia-e-javes-w-c-williams-lamenti-i-vejushes-ne-pranvere"

Poezia e javës/ W.C.Williams: Lamenti i vejushës në pranverë

Arte

Gazeta Express

28/03/2025 15:11

Thjeshtësia bisedimore e këtij monologu të merr pas vetes me ndjeshmërinë e tij të fuqishme

LAMENTI I VEJUSHËS NË PRANVERË

Lexo Edhe:

Nga William Carlos Williams

I zymtë është kopshti im

ku bari i ri

flakërin siç ka flakërirë

shpesh përpara por jo

me zjarrin e ftohtë

që më përmbledh këtë vit.

Tridhjetë e pesë vjet

kam jetuar me tim shoq.

Pema e kumbullës është e bardhë sot

me tufa lulesh.

Tufa lulesh

ngarkojnë degët e qershisë

dhe i ngjyrosin disa shkurre

me të verdhë dhe ca me të kuqe

por pikëllimi në zemrën time

është më i fuqishëm se ato

se sado që kanë qenë gëzimi im

dikur, sot i vërej ato

dhe ua kthej shpinën duke i harruar.

Sot biri im më tha

se në livadhe,

te skaji i druve të rënda

në largësi, kishte parë

pemë me lule të bardha.

Ndiej se do të ma kishte ënda

të shkoja atje

të kridhesha në ato lule

dhe të fundosesha në kënetën afër tyre.

The Widow’s Lament in Springtime

Sorrow is my own yard/ where the new grass/ flames as it has flamed/ often before but not/ with the cold fire/ that closes round me this year./ Thirtyfive years/ I lived with my husband./ The plumtree is white today/ with masses of flowers./ Masses of flowers/ load the cherry branches/ and color some bushes/ yellow and some red/ but the grief in my heart/ is stronger than they/ for though they were my joy/ formerly, today I notice them/ and turn away forgetting./ Today my son told me/ that in the meadows,/ at the edge of the heavy woods/ in the distance, he saw/ trees of white flowers./ I feel I would like/ to go there/ and fall into those flowers/ and sink into the marsh near them.

Shënim:

Nga Carol Rumens

Lamenti i vejushës në pranverë është tashmë i vulosur nga sensi i fuqishëm vizual i Williamsit dhe veshi i tij fin ndaj rënies dhe ngritjes poetike të ligjërimit informal.

Në gjashtë vargjet e para të monologut të vejushës, toni është pasional dhe afër atij të lamentit tradicional. Është disi sikur poeti të fliste për vejushën – ose se intensiteti i saj i ndijimit e bën atë të flasë si poet. «Sorrow is my own yard», deklaron ajo dhe bari i ri «flames as it has flamed / often before but not / with the cold fire / that closes round me this year». Emfaza figurative e këtyre vargjeve pastaj ngadalësohet, me një vijim nga «this year» dhe domethënia e tij e veçantë deri te toni me bisedimor i kujtimeve: «thirtyfive years / I lived with my husband». Diksioni është në çelës të ulët dhe shprehimësia e tij rrjedh nga një autenticitet i thjeshtë, pothuajse i rrafshët, në të cilin fuqia e fshehur e asociacioneve të lira dhe përsëritjes është në gjendje të mbajë në këmbë intensitetin e ndjesisë. «The plumtree is white today / with masses of flowers».

Kur vargu i radhës nis me të njëjtën frazë («Masses of flowers / load the cherry branches / and color some bushes / yellow and some red») është thua se një psherëtimë e ka shoqëruar observimin dhe diksioni, i vagullt dhe i përqendruar në të njëjtën kohë, na thotë se s’ka ngazëllim në përgjigjen e vejushës. Vërehen ca ngjyra të ndritshme, por lëvizja e vargjeve ashtu si edhe zgjedhja e fjalëve, e zvogëlojnë efektin, në përgatitje të përsosur të procesit psikologjik me të cilin do të njihet së shpejti vejusha. Pikëllimi i saj e mbulon lulëzimin dhe gëzimin e hershëm që ia jap: «… today I notice them / and turn away forgetting». Heqja e presjes pas «turn away» sugjeron se harresa ndodh tejet shpejt: është pothuajse siç ndodh me të parët. Teksa i lexoj këto vargje, më kujtohet Williamsi mjek dhe se ai mund të ketë dëgjuar zërat e shumë pacientëve duke rrëfyer humbjet e mëdha dhe trishtimin gjatë asaj periudhe të hershme kur ai ende ishte duke e vazhduar «day job» krahas shkrimit.

Një aspekt i rëndësishëm i strukturës së poezisë, i lidhur me mungesën e çfarëdo pikësimi të panevojshëm, është mungesa e stancës, edhe kur ka një ndërrim toni a teme. Pas «forgeting» të gëzimit të saj te lulet, vejusha ndërron temë, ose duket sikur ndërron temë, siç kishte bërë në vargun që fillon me «Thirtyfive years»: mendimet e saj thjesht rrjedhin tutje. Por ka një jehonë të largët rrëfyese të të «today» («The plumtree is white today») teksa fillon mbyllja e seksionit të monologut (ose më mirë vazhdon) «Today my son told me…».

Se çfarë i ka thënë biri të vesë është misterioze dhe me gjasë ka diçka mitologjike. Kjo lartësi e re regjistrohet në përshkrimin e papritur të druve si «heavy». A është fjala e birit apo e të vesë? Duket se ka një domethënie vizionare të re te «trees of white flowers» që i ka parë djali – si të paraqisnin kujtime ose fantazma nga kohët e kaluara. Mund të sugjerojnë fushat e Asfodelit (dhe, për lexuesit e Williamsit, do të evokojnë poezinë e tij të mëvonshme të mrekullueshme ‘Asphodel, That Greeny Flower’). Se lulet e bardha në pemë paraqesin paqen e vdekjes është e qartë nga përgjigjja e vejushës.

Referenca plotësuese e saj te kënetat (vizioni i saj më parë se sa ai i të birit) mund të sugjerojë praninë e afërt të lumenjve të nëntokës greke, veçanërisht, me gjasë, Letes, lumit të «forgetting». Pavarësisht «poezisë» më të vetëdijshme të këtyre vargjeve, e veja vazhdon të flasë si personazh, thjesht dhe pavetëdijshëm. Pikëllimi i saj është në përqendrimin e tij më të thellë: «I feel I would like / to go there / and fall into those flowers / and sink into the marsh near them». Vargu i thyer pas «like» është i gjykuar drejt, mund të ndihet një mëdyshje, i pasuar nga vargu më i gjatë, i vendosur, përmbyllës, ku dy foljet «fall into» dhe «sink into», evokojnë saktësisht lloje të ndryshme të lëvizjes, lloje të ndryshme të shkarkimit.

/The Guardian; Gazeta Express