Poezia e javës/ W.H. Auden: Epitafi i një tirani - Gazeta Express
string(45) "poezia-e-javes-w-h-auden-epitafi-i-nje-tirani"

Arte

Gazeta Express

29/06/2024 19:59

Poezia e javës/ W.H. Auden: Epitafi i një tirani

Arte

Gazeta Express

29/06/2024 19:59

Wystan Hugh Auden (1907 –1973), poet britaniko-amerikan. Peozi e tij është e njohur për arritjen e saj stilistike dhe teknike, lidhjen me politikën, moralin dhe religjionin, si dhe varitetet në ton, formë dhe përmbajtje.

EPITAFI I NJË TIRANI

Lexo Edhe:

Nga W.H. Auden

Perfeksioni, njëfarësoj, ishte ai pas të cilit ishte vënë ai,

Dhe poezia që e kishte shpikur ishte e lehtë të kuptohej;

E njihte marrinë njerëzore si paren e kuqe,

Dhe kishte interesim të madh për ushtritë dhe flotat;

Kur ai qeshte, sentatorët e respektuar ua plasnin të qeshurave,

Dhe kur ai qante, fëmijët e vegjël vdisnin nëpër rrugë.

***

Epitafi i një tirani është një nga poezitë mbase më të njohura politike të Audenit. Ai kishte jetuar në Berlin në kohën e ngritjes së Hitlerit dhe po ashtu kishte pasur një përvojë të shkurtër, por shënjuese, në Luftën Civile në Spanjë. Shpesh insistohet në këto fakte biografike, megjithëse shenja të caktuara brenda tekstit mund të lënë në nënkuptohet se në mendjen e poetit ishte ai lloji i tiranit më të largët në histori. Sidoqoftë, është tirani i përjetshëm, njëfarësoj. Ai që, njëfarësoj, është përherë në kërkim të perfeksionit, ambicie që përherë ka sjellë veç tragjedi, që s’mund të përkthehej ndryshe veçse si marri, të cilën ai pra, te të tjerët, e njihte si paren e kuqe.

/Marrë nga W.H. Auden, Selected Poems, faber and faber, 1988

/Përkthimi Gazeta Express