Pogba: Bëni “dab” për ta mposhtur koronavirusin - Gazeta Express
string(44) "pogba-beni-dab-per-ta-mposhtur-koronavirusin"

Gazeta Express

14/03/2020 21:27

Pogba: Bëni “dab” për ta mposhtur koronavirusin

Gazeta Express

14/03/2020 21:27

Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, i ka nxitur ndjekësit e tij në Instagram për të bërë “dab” në mënyrë që ta mposhtin koronavirusin, që e ka ndalur përkohësisht sezonin në Premierligë.

Paul Pogba e postoi së fundi një fotografi në rrjete sociale për t’ia rikujtuar ndjekësve të tij disa masa që duhet t’i ndërmarrin për të mos e përhapur koronavirusit, duke ua lidhur këto udhëzime me vallëzimin me të cilin e identifikojnë shumë tifozë, transmeton Gazeta Express.

“Ne duhet të gjithë të bëhemi gati për koronavirusin. Bëni “dab” kur kolliteni, teshtini. Bëni “dab” për ta mposhtur koronavirusin. Ndiqni këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të qenë gati për COVID-19”, shkroi Pogba mbi foto.

View this post on Instagram

#Dab to beat #coronavirus. Follow @WHO advice to Be Ready for #COVID19

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba) on

Në Britani kanë vdekur 21 persona shkaku i koronavirusit, përderisa në Itali, vendin evropian të prekur më së shumti nga ky virus, kanë vdekur shkaku i këtij virusi 1441 njerëz, ndërsa 21,157 të tjerë janë infektuar.

Të premten në mesditë u lajmërua se dy ndeshjet e ardhshme të Premierligës u suspenduan, përderisa deri më 3 prill u suspenduan edhe të gjitha nivelet e tjera të futbollit në Angli.

Premierliga fillimisht kishte insistuar që ndeshjet të vazhdonin ashtu siç ishte planifikuar fillimisht, edhe me tifozë në stadiume, por pastaj u mbajt takim urgjent pasi trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, doli pozitiv në testin për këtë virus. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement