“Pogba do të qëndrojë në Man United” - Gazeta Express
string(34) "pogba-do-te-qendroje-ne-man-united"

Gazeta Express

17/04/2020 9:55

“Pogba do të qëndrojë në Man United”

Gazeta Express

17/04/2020 9:55

Ish-portieri i Manchester Unitedit, Mark Bosnich, beson se Paul Pogba do të qëndrojë në Old Trafford përtej këtij sezoni, përderisa shtoi se mesfushori francez mund të shkëlqejë në fushë përkrah Bruno Fernandesit.

Paul Pogba u kthye në Old Trafford, ku e kishte filluar karrierën  si profesionist, nga Juventusi për 89 milionë funte në verën e vitit 2016, pasi e kishte fituar statusin si njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë gjatë periudhës katërvjeçare të tij në Allianz Stadium, transmeton Gazeta Express.

Ai ka shfaqur shpeshherë pjesë të asaj forme edhe në Mançester, mirëpo më shumë është diskutuar për sjelljen e tij. 27-vjeçari fillimisht cilësohej futbollisti që do ta kthente lavdinë në Old Trafford pas katër vjetëve pa titull të Premierligës, mirëpo ai ka arritur ta fitojë vetëm trofeun e Kupës së Ligës dhe atë të Ligës së Evropës që kur është kthyer.

Pogba e shprehu dëshirën e tij për ta nisur një sfidë të re në karrierën e tij në fund të sezonit të sezonit, mirëpo Ole Gunnar Solskjaer në fund arriti ta bindë atë të qëndrojë në Teatrin e Ëndrrave të paktën edhe për një vit tjetër.

Megjithatë, një lëndim në kyçin e këmbës ia ka pamundësuar yllit francez të kontribuojë aq sa të donte ai gjatë sezonit 2019/20, përderisa spekulimet për të ardhmen e tij vazhdojnë të intensifikohen tani që jemi afër afatit kalimtar të verës.

“Nëse do të duhej të vëja bast me para menjëherë, do të thosha se ai do të qëndrojë. E kam me të vërtetë”, tha Bosnich, në një intervistë të dhënë për Stats Perform.

“Nëse e ke një lojtar në zhveshtore, pa marrë parasysh se a është ai Paul Pogba apo Paul Smith, ti duhet t’i lejosh të shkojnë në mënyrën më miqësore të mundshme”.

“Nuk është aspak e vlefshme ta mbash dikë që s’dëshiron të jetë në skuadrën tënde sepse kjo i ndikon paraqitjet e tij dhe mund të fillojë t’i ndikojë edhe paraqitjet e lojtarëve të tjerë përreth”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement