Pogradec/ Gruaja shpëton 69 vjeçaren nga mbytja në liqen - Gazeta Express
string(55) "pogradec-gruaja-shpeton-69-vjecaren-nga-mbytja-ne-liqen"

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2024 11:38

Pogradec/ Gruaja shpëton 69 vjeçaren nga mbytja në liqen

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2024 11:38

Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke u hedhur në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Burime pranë spitalit të Pogradecit thanë se gjendja e gruas është e rëndë dhe për këtë arsye ndodhet në sallën e reaminacionit e intubuar.

Lexo Edhe:

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, në liqen, dyshohet se ka tentuar të vetëmbytet shtetasja V. V., 69 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila u dërgua për mjekim në spital. Nga të dhënat e  para, dyshohet se kjo shtetase vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.

Ishte një punonjëse e ndërmarrjes së gjelbërimit në bashkinë e Pogradecit e cila e shpëtoi nga mbytja 69-vjeçaren.