string(65) "policia-aksion-ne-veri-lidhur-me-sulmin-terrorist-te-24-shtatorit"

Policia aksion në veri lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit

Lajme

Gazeta Express

14/10/2023 10:39

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Lexo Edhe:

“Po, kemi operacion në veri të vendit.”, ka thënë Elshani. I pyetur nëse ka ndonjë të arrestuar, Elshani ka thënë vetëm se për çdo zhvillim rreth këtij operacioni “do të njoftoheni me kohë”.

Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist mëngjesin e 24 shtatorit ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. /Express