Policia gjermane kanë gjuajtur me armë në drejtim të një personi, i cili i kërcënoi tifozët me sëpatë.
Rasti ka ndodhur në një paradë të tifozëve në qendër të Hamburgut.
Këtë e ka konfirmuar edhe policia gjermane në një postim në rrjetin social “X”.
Në postim thuhet se një aksion i madh i policisë është duke ndodhur, derisa sulmuesi po trajtohet për lëndimet e pësuara.
Ngjarja ndodhi në qytetin ku pas pak minutasj do të luhet ndeshja Poloni – Holandë.