string(115) "policia-e-kosoves-arreston-personin-e-dyshuar-per-sulmin-fizik-ndaj-futbollistit-belgin-jashari-ndalohet-per-48-ore"

Policia e Kosovës arreston personin e dyshuar për sulmin fizik ndaj futbollistit Belgin Jashari, ndalohet për 48 orë

Lajme

Gazeta Express

26/04/2025 16:20

Është arrestuar një person i dyshuar për sulmin fizik ndaj futbollistit Belgin Jashari gjatë një ndeshjeje të futbollit në Obiliq. Sulmi ka ndodhur me datën 25 prill, ndërkohë që personi i dyshuar është arrestuar me datën 26 prill, shkruan Gazeta Express.

Policia e Kosovës për Gazetën Express kanë thënë se personi i dyshuar është M.K i lindur në vitin 1978.

Lexo Edhe:

I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal për veprën penale “Sulmi”, dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Arrestimi i të dyshuarit për sulmin ka ardhur pasi Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime urgjente hetimore lidhur me një incident të ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli  në Obiliq./GazetaExpress/.