Policia e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë Veriore me ushtrim të përbashkët - Gazeta Express
string(71) "policia-e-kosoves-dhe-ajo-e-maqedonise-veriore-me-ushtrim-te-perbashket"

Gazeta Express

19/12/2019 7:43

Policia e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë Veriore me ushtrim të përbashkët

Gazeta Express

19/12/2019 7:43

Në bazë të protokolleve për bashkëpunim dhe protokollit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, për ndjekje të menjëhershme ndërkufitare në flagrancë e nënshkruar në vitin 2017, do të mbahet një ushtrim i përbashkët ndërmjet institucioneve të të dy shteteve.

Policia e Kosovës njofton se sot në brezin kufitar të të dy shteteve e njohur si zona kufitare Glloboçicë, do të realizohet një ushtrim i përbashkët operativo-taktik i koduar “ Potera-Ndjekja”, në të cilin do të marrin pjesë njësi policore të profileve të ndryshme, me pajisje të ndryshme policore nga të dy shtetet.

Ky ushtrim i përbashkët ka për qëllim demonstrimin e performancës dhe veprimeve të përbashkëta të sinkronizuara ndërmjet Policisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut në parandalimin dhe ballafaqimin ndaj aktiviteteve apo grupeve kriminale ndërkufitare. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement