string(49) "policia-e-ndalon-kosovarin-qe-u-nis-per-ne-zvicer"

Policia e ndalon kosovarin që u nis për në Zvicër

Lajme

Gazeta Express

23/01/2022 11:26

Policia ka ndaluar një person i cili ishte nisur për Zvicër me pasaportë që dyshohet se nuk ishte e tij.

Udhëtimin e kishte nisur me një autobus.

Lexo Edhe:

“Njësitë policore gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit të pasagjerëve të një autobusi i cili ishte duke udhëtuar nga Kosova në drejtim të Zvicrës, kanë konstatuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka prezantuat një pasaportë e cila dyshohet se nuk ishte e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit pasaporta është konfiskuar, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.