Policia e Shqipërisë vendoset në Hamburg, para duelit ndaj Kroacisë - Gazeta Express
string(66) "policia-e-shqiperise-vendoset-ne-hamburg-para-duelit-ndaj-kroacise"

Futboll

Gazeta Express

19/06/2024 10:01

Policia e Shqipërisë vendoset në Hamburg, para duelit ndaj Kroacisë

Futboll

Gazeta Express

19/06/2024 10:01

Sot me fillim nga ora 15:00, Shqipëria e luan ndeshjen e radhës në Kampionatin Evropian përballë Kroacisë në Hamburg.

Pjesëtarë të Policisë së Shqipërisë në bashkëpunim me kolegët e tyre gjermanë, kanë ndërmarrë veprime të përbashkëta për të garantuar qetësinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes së sotme Kroaci-Shqipëri, në kuadër të Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2024”.

Patrullat e përbashkëta të policisë kanë luajtur një rol kyç në mbështetjen e forcave gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe zbatimin e masave policore midis autoriteteve gjermane dhe tifozëve.

Kjo bashkëpunim synon të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit dhe tifozët e futbollit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement