string(129) "policia-gjen-armet-qe-dyshohet-se-u-perdoren-ne-vrasjen-e-se-martes-ne-prishtine-ishin-fshehur-ne-magjistralen-prishtine-mutivode"

Policia gjen armët që dyshohet se u përdorën në vrasjen e së martës në Prishtinë, ishin fshehur në magjistralen Prishtinë-Mutivodë

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 9:42

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armët e përdorura në vrasjen e së martës te “4 Llullat”, një kallash, një armë zjarri e tipit TT dhe një armë zjarri COLT.

Në raportin 24 orësh thuhet se armët kanë qenë të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë.

Lexo Edhe:

Policia thotë se është duke punuar intensivisht në hetimin dhe ndriçimin e rastit si dhe arrestimin e të dyshuarve.

“VRASJE E RËNDË NË BASHKËRYERJE&ARMËMBAJTJE PA LEJE- Rr. “Bajram Kelmendi-Rrustem Hyseni”, Prishtinë / 25.03.2025 – 22:25. Lidhur me rastin e datës së lartcekur Policia e Kosovës ka siguruar informacione se armët e përdorura në kryerjen e veprës penale të lartcekur gjenden të fshehura në magjistralen Prishtinë – Mutivodë. Lidhur me rastin në lokacion kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në konsultim me prokurorin e rastit kanë bërë sekuestrimin e tri armëve të zjarrit: një armë zjarri AK 47, një armë zjarri e tipit TT dhe një armë zjarri COLT. Policia e Kosovës po vazhdon të punojë intensivisht në hetimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar”.

Mbrëmjen e së martës nga të shtënat me armë prej dy personave që sipas policisë ishn të maskuar, u plagosën dy persona, njëri prej të cilëve vdiq në QKUK.

Policia atë natë tha se ka identifikuar të dyshuarin, teksa të nesërmen në raportin 24 orësh tha se bëhej fjalë për dy të dyshuar të cilët kishin hyrë brenda lokalit të maskuar dhe kishin shtënë drejt viktimave.