Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një burri nga Gjilani - Gazeta Express
string(57) "policia-kerkon-ndihme-per-gjetjen-e-nje-burri-nga-gjilani"

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një burri nga Gjilani

Lajme

Gazeta Express

02/07/2024 13:39

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhemail Mehmet Behlulit, i cili është raportuar i zhdukur nga 27 qershori 2024.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Xhemail Behluli është i lindur më 20.04.1963, me vendbanim në Gjilan.

Lexo Edhe:

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe vendndodhjen e personit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat për peronin i cili që nga data 27.06.2024 është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij deri më tani”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Policia thekson se të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.