Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar vdekjen e një personi në Suharekë. Me rastin e të cilit janë duke u marrë policët hetues.
Sipas tij, Urgjenca e Suharekës ka pranuar trupin e pajetë sonte në orën 19:50.
Konfirmimi i plotë i policisë:
Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pajetë. Policia me të arritur kanë marr informatën se bëhej fjalë për Sh. M.(1983), mashkull, i cili banon në Suharekë. Sipas dyshimeve të para viktima nga familjarët është gjetë i varur në banesën e tij në Suharekë. Policët hetues janë në vend ngjarje dhe po merren me rastin.