Policia në Gjakovë ia sekuestron një personit 3250 pako cigare që dyshohet se i ka kontrabanduar - Gazeta Express
string(96) "policia-ne-gjakove-ia-sekuestron-nje-personit-3250-pako-cigare-qe-dyshohet-se-i-ka-kontrabanduar"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2024 17:40

Policia në Gjakovë ia sekuestron një personit 3250 pako cigare që dyshohet se i ka kontrabanduar

Lajme

Gazeta Express

29/06/2024 17:40

Sot rreth orës 08:20 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, njësitet patrulluese të policisë në Gjakovë kanë ndalë një automjet Skoda me targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari F. L.,  i moshës madhore.

Gjatë kontrollimit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar një sasi 3250 pako cigare.

Lexo Edhe:

“Pasi që i dyshuari nuk posedonte dokumente përkatëse për cigaret që transportonte, në konsultim me prokurorin e shtetit, ato janë sekuestruar, mbi dyshimin se të njëjtat ishin të kontrabanduara”, njofton policia.

Lënda dhe malli i sekuestruar i është dorëzuar autoritetit doganor të Kosovës për procedurë të mëtejme./Express/