string(86) "policia-per-veturen-e-u-d-drejtorit-te-qkukse-behet-fjale-per-shperthim-ska-te-lenduar"

Policia për veturën e U.D. të drejtorit të QKUK’së: Bëhet fjalë për shpërthim, s’ka të lënduar

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 10:58

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për Express se në ora 10:00 kanë pranuar informacione për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK’së.

Ajo tha se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Express.